Themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i “Facebook”, Mark Zuckerberg, pranoi në një intervistë të rrallë televizive mungesën e tij të plotë të interesit ndaj veshjeve.

”Vishem çdo ditë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi gjeniu që krijoi rrjetin shoqëror më të suksesshëm në botë, ndërsa zbuloi se ka në garderobën e tij 20 bluza gri identitike.

28-vjeçari, në intervistën që do të transmetohet në një rrjet amerikan ditën e enjte, foli edhe për të ardhmen e “Facebook”, rutinën e tij të përditshme apo martesën e ndodhur së fundmi, transmeton TCH.

Gjithashtu, ai komentoi produktin e fundit të “Apple”, “iPhone 5”. “Është një pajisje e mrekullueshme. E ardhmja e rrjeteve shoqërore dhe “Facebook” do të jetë në këtë pajisje. Aktualisht, ka më shumë njerëz që shfletojnë profilin e tyre nga një celular se sa nga një kompiuter”, theksoi Zuckerberg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here