Një nga këngëtarët më të suksesshëm të muzikës rock në Itali, Zucchero, ka nxjerrë së fundmi në treg një album të ri të titulluar “Chockabeck”.

“Me siguri adhuruesit e mi nuk e prisnin një album të tillë. Ata duan gjithmonë pak a shumë të njëjtat gjëra. Po unë mendoj se ky është një nga albumet më të mira. Nuk e them vetëm unë – edhe kritikët janë duke thënë të njëjtën gjë”, ka thënë këngëtari.

Albumi i ri përfshin vargje të shkruara nga pjesëtari i grupit U2 Bono dhe nga Iggy Pop, si dhe zëra si Brisan Wilson dhe grupi the Beach Boys, të cilët ishin duke punuar rastësisht në të njëjtën studio regjistrimi me Zuccheron dhe producentin e tij.

“Kjo nuk është muzika italiane tipike, por ajo ka nota blues dhe është e influencuar nga muzika rock dhe meloditë mesdhetare,” shpjegon Zucchero.

Zucchero kaloi gjashtë muaj në një fermë në rajonin e Toskanës dhe albumi i ri ishte rezultati, për të cilin autori thotë se është shumë personal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here