Në të gjithë Francën janë hapur qendrat e votimit për të vendosur, se cili do të jetë presidenti që do të drejtojë vendin në pesë vitet e ardhshme.

Deri në mesdite kanë votuar 30.66 për qind e qytetarëve francezë. Dy jane kandidatët të cilët po përballen me njeri-tjetrin, presidenti aktual Nicolas Sarkozy dhe kandidati socialist Fransua Hollande, Hollande votoi përpara në qendrën e tij të votimit në orën 10 30, ndersa Sarkozy votoi në orën 11 30.

Të dy kandidatën së bashku me bashkëshortet e tyre janë përshendetur me turmën e cila i priste jashtë qendrave të votimin. Një e papritur e vogël ka ndodhur me Zonjën e Parë e Francës, Carla Bruni e cila harron në shtëpi kartën e identitetin, duke u detyruar të kthehej edhe njëherë për ta marrë atë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here