tuna-cozmanFama që “zogu” i Tuna Sejdiut mori në klipin “Fenix”, duet i saj me të dashurin Cozman, natyrisht që ka thyer çdo rekord në muzikë, duke e shndërruar atë në objekt bisedash dhe batutash televizive jo vetëm mes fansave të saj, por edhe mes këngëtareve rivale. Fjala është për një sukses të përkthyer në para, që e bëri Tunën dhe këngën e saj më të lakuarën për këta tre muaj.

Të gjitha këngëtaret do të kishin dëshiruar të kishin një këngë si e saj, për të marrë famën e ëndërruar në vetëm pak kohë. Që nga publikimi i këngës në youtube më 26 qershor e deri tani, hiti i momentit, më i dëgjuari i verës, është klipi “Fenix” nga Tuna dhe Cozman. Pas kësaj kënge që e bëri Tunën artisten më “in” të momentit, natyrisht që filluan shakatë me etiketimin “Zogu i Tunës” dhe përmendja pa kriter e kësaj fjale e ktheu në fjalën kyç të ngacmimeve në rrjetet sociale.

Po lind pyetja se sa fitimprurës ka qenë ky hit për Tunën, Cozman dhe autorin e këngës, Getoar Selimi? Natyrisht që nëse do u referoheshim klikimeve në youtube, do të mund të bënim një përllogaritje të fitimeve që kënga “Fenix” ka mundur të grumbullojë në mbi tre muaj jetë në youtube. Deri tani janë regjistruar 12 milionë e gjysmë klikime, të cilat, të përkthyera në para, variojnë në shifrën 40 mijë USD fitime.

Për sa i përket territorit gjeografik, se ku është parë më shumë ky klip në youtube, regjistrohen vende, si: Shqipëria, Kosova, gjithë vendet e Ballkanit, për të mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), atje ku me sa duket Tuna ka fansat e saj që pëlqejnë. Aktualisht 28-vjeçarja nga Maqedonia po jeton një lidhje dashurie me reperin Cozman, dhe ishte kjo arsyeja pse ajo në klipin “Fenix” realizoi disa skena erotike me të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here