Ai u bë i njohur si Zogu i Tiranës, pagëzim që i vuri Aldo, autor i programit “Aldo Morning Show”, në TV Klan.

Për shkak të disa intervistave që i referoheshin një konkurrenti në reality-shown “Big Brother” dhe marrëdhënies që Zogu, që quhet Hermes, kishte me të, ky i fundit u penalizua dhe mosrespektimit të disa masave që ishin marrë ndaj tij, u largua nga puna.

Ta dinte Zogu çfarë i kishte bërë vetes, nuk do të kishte guxuar të dilte me të tilla deklarata asnjëherë. Por… ajo që u bë, u bë. Tanimë që po përfundon sezoni i programit “Aldo Morning Show”, Hermes po bën ç’është e mundur që t’i rrëmbejë edhe njëherë vëmendjen Aldos që ai ta konsiderojë për në sezonin e ri.

Kështu, Zogu i Tiranës na u lut edhe neve gjithë javës që t’i botonim lutjen e tij ndaj Aldos.

“Dua t’i kërkoj falje publike Aldos, sepse kam thyer rregulloren e programit dhe nëse e kam ofenduar pa dashje, për daljet publike në programet e ndryshme, konkretisht tek “Takimi i Pasdites” pa dashje unë dhe u shpreha te programi i mëngjesit në TV Klan dhe jo Aldo Morning Show, por kjo nuk u bë me qëllim”.

Nuk dimë nëse do t’i marrë parasysh këto lutje të Zogut, Aldo, por ne na u mëshirua, ndaj dhe e botuam këtë kërkesë të tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here