Tre mijë njerëz kanë nënshkruar një peticion duke bërë thirrje për largimin e aktores Zoe Saldana, e cila është zgjedhur për të interpretuar rolin e këngëtares legjendare të xhazit, Nina Simone.

Adhuruesit besojnë se Zoe “nuk është mjaft e zezë” për të mishëruar me besnikëri yllin e ndjerë.

Ylli i Filmit “Avatar”, Zoe Saldana, fitoi rolin kryesor në dramën biografike “Nina”, e cila rrëfen jetën e të famshmes Nina Simone. Megjithatë, në internet po zhvillohet një debat nëse Zoe është zgjedhja e duhur.

Siç raporton “The New York Times”, shumë anëtarë të komunitetit online besojnë se aktorja “nuk është mjaft e zezë” dhe nuk mund ta paraqesë në mënyrë të duhur legjendën e xhazit.

Në një blog ka filluar një peticion për largimin e saj, i cili deri më tani është nënshkruar nga rreth tre mijë persona. Adhuruesit po kërkojnë nga regjisorja, Cynthia Mot, të zgjedhë një aktore zezake.

Me zgjedhjen e kësaj aktoreje nuk është e kënaqur edhe vajza e Ninas, Simone Kelly, e cili tha se problemi nuk qëndron tek aftësitë e aktores 34-vjeçare, por tek ngjyra e lëkurës së saj. Kelly do të donte që rolin e nënës së saj ta luante Viola Davis ose Kimberly Elise.

Sipas fjalëve të saj, dëshira e legjendës së xhazit ishte që karakterin e saj një ditë ta luajë në ndonjë film Whoopi Goldberg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here