Saldana është fytyra e famshme më e re e cila do të reklamojë veshjet e brendshme të markës Calvin Klein.

Aktorja ka pozuar në sutien Calvin Klein për kampanjën, që është lansuar dje. Sipas WENN, aktorja e filmit “Avatar” është e ngazëllyer për këtë përfshirje të saj.

“Calvin Klein gjithmonë ka nxjerrë kampanja shumë mirë të realizuara dhe është ngazëlluese për mua të jem e lidhur me një markë ikonë, globalisht të njohur”, ka thënë Saldana.

Nga fytyrat tjera të famshme të cilat kanë modeluar për shtëpinë e modës janë Eva Mendes, Hilary Swank, Mark Wahlberg dhe Kellan Lutz.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here