Zhvishet Big MamaKëngëtarja dhe prezantuesja e njohur Besjana Kasami apo siç e njohin tashmë fansat me emrin artistik Big Mama sapo ka përfunduar fotosesionin e ri në të cilin shfaqet si një bionde seksi duke u inspiruar kështu nga ikona e modës botërore, Marilyn Monroe.

Në fakt, këngëtarja shqiptare me këtë fotosesion ka treguar edhe anën e saj sensuale si një sexy girl duke pozuar kështu para fotografit Veton Osmani vetëm me një pelice nga Jasmina Drakull, derisa për make up-in e saj është përkujdesur Armend Ramadani.

Këngëtarja ka realizuar këtë projekt vetëm pak ditë para se të fillojë shou emisionin e ri ‘’Një kafe me Mamën’’ që do të transmetohet në Tv21, televizionin nacional që po starton punën në Maqedoni.

Zhvishet Big Mama

 

Zhvishet Big Mama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here