Zhduket  ZajminaU bë kohë që nuk e kemi parë Zajminen. Kishte premtuar që shumë shpejt do të dilte klipi i saj më i ri, por ende nuk po shohim gjë që pas këngës ‘Facebook’.

Ndoshta Zajmina ndërkohë do jetë duke punuar, por edhe dyqani me fustane nusërie dhe mbrëmje i merr një kohë jo të pakët.

Gjithsesi, nevoja për më tepër sukses, por edhe të ardhura bën që Zajmina të mos i braktis koncertet jashtë Shqipërisë, por nga ana tjetër edhe organizatorët nuk harrojnë t’i dërgojnë ftesa për pjesëmarrje me shuma, sigurisht të kënaqshme në këmbim.

Ja tek e shohim Zajminën duke kënduar, teksa ka realizuar një foto me mikun e saj në një duet kënge. Është pritur jo keq, ndërsa vihet re se Zajmina ende nuk heq dorë nga veshjet me rrjeta dhe gurë të shndritshëm mbi to.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here