Lidhja e tij me institucionin qe drejton sot eshte e hershme. Ishte vetem 5 vjec kur ndiqte me shume deshire cdo shfaqe te vene ne skene nga Teatri i Operas dhe Baletit.

Koreografi Agron Aliaj e ruan ne memorie keshtu: “Zhanin e njoh qe me pantallona te shkurtra kur vinte ne teater dhe ndiqte me interes edhe provat. Ishte nje djale i Teatrit te Operas dhe Baletit. I dinte te gjitha operat dhe qe ne ate moshe ishte shume sensitiv per cdo veper dhe shfaqej”.

Duke ndjekur Zhani Cikon ne nje dite te tijen, kuptojme se lidhja e tij me muziken eshte nje prej atyre pa te cilat njeriu nuk gjen dot motivin e jetes. Violinistja, Suela Piciri, nje prej nxeneseve te profesor Zhanit, tregon se shpirti dhe mendja e tij jane nje burim i pashtershem ne dispozicion te artit klasik.

“Eshte nje njeri me game shume te gjere por ajo qe une verrej, mund te them se ai ka nje mirekuptim dhe tolerance, duke zjidhur cdo lloj problemi qe ka teatri dhe jemi me fat qe ai eshte drejtor”, pohon Suela. I lindur per te qene nje artist i perjetshem, Zhani Ciko nuk mund te heqe dore nga rrethi i vicioz i muzikes klasike.

Duke shfletuar mbi biografine e Zhani Cikos, kuptojme mjaft mire suksesin. Ai eshte pasardhes i i babait, kengetarit lirik, Mihal Ciko dhe dajes se tij, kompozitorit Nikolla Zoraqi. E pervec genit te trasheguar, ai ka mbi vete shume vite studimi e pune per te arrire ketu ku eshte sot./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here