Personazhi më i përfolur në ditët e para të edicionit të tretë të Vip Shpija, Zhaku, është larguar para kohe dhe me urdhër të ‘zotit të shtëpisë’.

Largimi i Zhakut vjen pas dehjes së saj të tepruar në njërën prej mbrëmjeve ku ajo ka fyer rëndë Dr. Florin dhe disa anëtarë tjerë të shtëpisë që janë personazhe VIP.

Se për cfarë bëhet fjalë pritet të mësojmë së shpejti me anë të një video ekskluzive.

Besohet se fyerjet e Zhakut e kishin detyruar edhe Enver Petrovcin që të largohet nga shtëpia më e madhe në trojet shqiptare. Ajo madje i kishte thënë Petrovcin të mos e quajë veten artist, por aktor. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here