zhakuinidagjataInida Gjata e njohur me emrin artistik, Zhaku, ka treguar se është larguar me dhunë nga “VIP Shpija 3”, në një interviste ekskluzive në “Edicionin e Parë” në Utv News.

Sikur mos të mjaftonte kjo Zhaku ka tronditur opinionin publik me një tjetër fakt duke thënë se kanë tentuar t’a perdhunonin. Sipas Zhakut ajo është nxjerrë me dhunë dhe më pas ka qëndruar një ditë në një hotel.

Zhaku rrefen se gjatë qëndrimit në hotel dy persona të futur nga produksioni kanë tentuar të abuzonin seksualisht me te. Pyetjes së moderatorit, së perse nuk ka bërë denoncim në polici për këtë ngjarje, Zhaku është përgjigjur se kushtonte shumë t’a ndiqje penalisht në Kosovë këtë cështje, por premtoi se pas publikimit të dytë të TRIMNIKES mund edhe të ndërmerrte veprimet e duhura ligjore ndaj personave dhe produksionit të VIP SHPIJA.

Jo vetëm kaq, artistja kontroverse Inida Gjata ka tundur e shkundur gjithë opinionin publik me vëllimin e parë të librit të saj “TRIMNIKA”, në të cilin autorja përshkruan histori të jetës së saj, pjesë e së cilës janë bërë shpeshherë edhe personazhe të njohur të jetës publike. Ndërsa duke folur për planet e saj në të ardhmen Zhaku rrëfeu se shumë shpejt do t’a dëgjojmë në një emision mëngjesi radiofonik.

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here