Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila, njëherësh edhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë, e cila është bërë nënë për herë të dytë, ka pagëzuar foshnjën e saj me emrin Edon.

Mimoza, e cila është e martuar me Arben Lilën, ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të falënderuar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për kujdesin dhe ka falënderuar edhe të gjithë ata që ia kanë ia kanë uruar lindjen e Edonit.

“Të hënën më 29 gusht 2011, familjes tonë iu shtua edhe një anëtar i ri, Edoni, djali i dytë pas Adrit. Ju falënderojmë për të gjitha urimet dhe përgëzimet e juaja të cilat shtuan gëzimin tonë”.

“Faleminderit të gjithëve për urimet e sinqerta dhe një falënderim i veçantë për stafin e klinikës gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës që më ndihmuan në lindjen e Edonit, heronjtë e pavërejtur të përditshmërisë sonë që ndihmojnë të sjellin jetë dhe të shpëtojnë jetë”, ka shkruar Mimoza.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here