Zerina Kuke imazhi i historisë së televizionit Ishte nga femrat e para ne televizionin publik shqiptar qe theu tabute, duke u ndeshur gjithnje me kureshtjen e publikut te gjere ne kohen kur ishte imazhi i televizionit te vetem qe fliste shqip.

Fillimet e saj ne televizion perkojne me vitin ‘69. Ajo per te cilen po flasim, eshte Zerina Kuke. “Me Zerinen jam njohur kur ma anoncoi per here te pare ne daljen time televizive”, eshte shprehur Zhani Ciko.

Edhe pse tashme larg prezantimit ne ekran, per te televizioni eshte dashuria e madhe ne cdo etape te jetes.

Prej pak kohesh, “mbreteresha e spektakleve televizive” mban detyren e drejtores ne Qendren Kulturore te Forcave te Armatosura. Edhe sot jashte botes se televizionit, Zerinen e gjen mes kolegeve.

Natyra e saj tolerante dhe komunikuese e ka bere ate, te krijoje marredhenie shume te mira me ta. Zhani Ciko, nje nder miqte e ngushte te Zerines na tregon se natyra e saj komode ben qe miqesite e saj te zgjasin me vite te tera.

“Me Zerinen dhe Palin dhe miqesia eshte shnderruar ne nje tapet te bukur mbi te cilin njeriu jo vetem ecen, por edhe merr sodisfacione dhe mbresa te pathyeshme”, thote Ciko.

Edhe pse kudo ne jeten e saj eshte e rrethuar nga figura e mashkullit, Zerina Kuke perseri di t’ia dale mbane, duke i bere balle cdo sfide dhe duke drejtuar me siguri te plote./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here