Një nga anëtarët e grupit “Portishead” ka folur keq për të ndjerën Amy Winehouse, duke pohuar se edhe zëri i saj nuk ishte i vërtetë.

Për Geoff Barrow-n, ish anëtarin e grupit Portshead, këngëtaret e sotme kane te gjitha te njëjtin zë. Ai nuk tregohet aspak i ngrohte as me te ndjerën Amy Winehouse e cila nga specialistet është cilësuar si një nga zërat me te veçante ne bote. Geoff arrin deri atje sa e quan edhe “Whiney Shithouse”.

“Mendoj se së fundmi Whiney Shithouse-it, Amy Winehouse, ishte bere një karikature e vetes se saj edhe ne mënyrën e te kënduarit. E kam pare me një kitare elektrike ne një pub ne Bristol dhe njerëzit thoshin “Është e mrekullueshme”, por ne fakt kjo nuk ishte e vërtetë”.

Ai mendon se rrengjet dhe aventurat e saj e bene te njohur, jo zëri. “Ajo ka pasur me tej edhe probleme me alkoolin dhe drogën. Për këtë kane folur shume gazetat dhe revistat. Ne fund ajo u shndërrua ne një Minnie Riperton (një këngëtare e madhe amerikane e soul-it)

Për Geoff Barrow gjithçka ishte e rreme me Amy Winehouse-in, madje edhe zëri qe pjesa me e madhe mendonin se ishte i veçante

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here