Aktori i humorit shkodran, Zef Deda  çeli fundjaven e kaluar spektaklin e tij të parë “Zef Deda Show” në sallën e teatrit “Migjeni” në Shkodër dhe që do të vijojë çdo të shtunë e të djelë, deri në kremtimin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

I shoqëruar nga kolegu i tij i humorit shkodran, Anton Krosaj dhe tenori Isli Ademi, një nga talentet më të rinj të  muzikës shkodrane, me interpretimin e tij mjeshtror dhe batutat në skenë, Deda mbajti për mbi dy orë një atmosferë  me të qeshura dhe duaktrokitje të shumta nga publiku i shumtë.

Krahas interpretimit, spektakli u shoqërua me imazhe të përcjella përmes video-projektorit, ku me foto dhe  pamje filmike, përshkruhej jeta dhe karriera e humoristit Deda nga fëmijëria, deri sot, përfshirë edhe traditen artistike të familjes, pjesë e së cilës janë dy djemtë e tij aktorë. Spektakli do të vijojë edhe sot në mbrëmje.

Në një prononcim për median, humoristi Zef Deda bën të ditur se me bashkëpunëtorët e tij, të mbështetur nga drejtuesit e teatrit “Migjeni” dhe drejtorisë së Kulturës në Bashkinë e Shkodrës, ka programuar që të jetë skenen e teatrit “Migjeni” çdo fundjavë, deri në mbyllje të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë. Në këto spektakle, shkodranët do të risjellin në kujtesë artin ndër vite përmes repertorit të pasur të humoristit Zef Deda. (LajmeShqip.com)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here