Zbuloi sekretin e Big Borother, Arbana Osmanin ‘rrezikon’ punënE ftuar dje ne programin Pasdite ne Top Channel, skenaristja e Big Brother 9, Alessia, foli rreth risive që do të sjellë këtë vit ‘BB’.

Por duket se gjatë intervistës skenaristen e ka nervozuar një sekret të cilin e zbuloi Arbana Osmani, moderatorja e këtij reality show, javë më parë.

E pyetur nëse në këtë edicion të Big Brother do të ketë apo jo seks, Alessia tha: Kush ta ka thënë ty këtë? Këtu u përgjigj Jonida Shehu, moderatorja e emisionit: Ma ka thënë Arbana Osmani, e kisha të ftuar në datë 31 Dhjetor dhe më tha se nuk do të ketë seks këtë vit në Big Brother. Me shaka Alessia tha: Nuk e pushoj dot nga puna… Me tej ajo sqaroi: Në Big Brother do të ketë seks atëherë dhe aty ku do të vendosë vëllai i madh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here