Zbulohet surpriza! Miriam Cani shtatzënëMiriam Cani do të bëhet nënë. Më në fund lajmi i shumëpritur erdhi.Në mbrëmjen e 12-të të këtij edicioni të “X Factor”, ka qenë Albani ai që e ka bërë publik lajmin, meqë Miriami ishte përlotur nga emocionet: “Prej pak kohësh, ne kemi në juri një anëtar të pestë”, – tha ai, pa e fshehur emocionin.

Më herët, Miriami e kishte shprehur dëshirën se e mirëpriste një bebe, kurdo që të vinte, por me sa duket, duhet të bëheshin bashkë disa elementë për të plotësuar të tërën: shtëpia e re, një program së bashku me Albanin, disa projekte të reja muzikore, pa harruar edhe mysafiren e fundit që trokiti në derën e çiftit një ditë më parë dhe u solli lajmin…. breshka fatsjellëse.

Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, por për momentin, Miriami dhe Albani janë të lumtur dhe mezi e presin ardhjen në jetë të fëmijës së parë. Ceremonia e martesës, tashmë mund të përshpejtohet ose edhe mund të shtyhet për të pasur dëshmitar në altar edhe të voglin që pritet të lindë pas disa muajsh.

“X Factor”, show i talenteve po shkon drejt finales. Mbeten edhe 3 net deri në mbrëmjen e madhe të 1 qershorit. Nga Bleona, asgjë nuk duket në horizont, apo ka edhe ajo një surprizë për të treguar deri në finale? Me natyrën e saj të hapur dhe me “zilinë” për dashurinë e çiftit Miriam-Alban, ndoshta edhe ajo mund të sjellë në jetë një fëmijë. Ç’rëndësi ka me apo pa burrë?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here