FjollaPak ditë më parë në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e kirurgut të famshëm të VIP-ave shqiptarë, Skerdi Faria, në të cilën ai tregonte se një nga personazhet më të një njohura për ekranin sapo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina.

Shumë prej jush mund të jenë bërë kuriozë se çfarë operacioni ka bërë Fjolla, ndaj Blitz.al ka kontaktuar me doktor Skerdin, i cili na ka treguar më shumë mbi këtë ndërhyrje.
“Fjolla ka bërë operacion të liposucionit (thithje e dhjamit) në zonën e barkut, belit, shpinës, kofshëve dhe atë dhjam e kemi injektuar te vithet duke i rrumbullakosur, në “brasilian style” (stili brazilian)”,- është shprehur Faria.
Fjolla është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ndërhyrjet kirurgjikale kohët e fundit janë kthyer në trend. Çdokush mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje estetike në qoftë se në këtë mënyrë e ndjen më mirë veten.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here