Dueti “Squat Baby” i Genta Ismajlit me Endrit Mumajesin, i prezantuar në muzikë si Muma, ka marrë shumë klikime në youtube duke e kthyer këngëtaren majftueshën në vëmendjen e publikut.

Genta është komentuar për skenat “hot” me balerinin e “Tv Klan”, Orjan Lika, i cili shfaqet shumë provokues në klipin që i dedikohet ushtrimit të famshëm të të pasmeve në palestër. Për mënyrën e veçantë të kërcyerit ai merr pjesë në programin e Ermal Mamaqit “Xing me Ermalin”, ku i zhveshur provokon vajzat apo miss-et, që fton Mamaqi në studio.

Po kush është Orjan Lika? Ai është një djalë i talentuar që kërcimin e ka pasur hobi, dhe se për mënyrën impresionuese të të kërcyerit është bërë pjesë e trupës së Albi Nakos në “Tv Klan”.

Flitet se ka qenë pjesë e kurseve artistike në kërcim në fëmijëri, por s’ka mbaruar një shkollë baleti, ndërsa më vonë tentoi të hynte në tregun e muzikës. Madje vitin e kaluar ai ka qenë pjesë e një klipi me muzikë tallava. Kënga titullohej “Të ndiej”, dhe Orjani ka kënduar me dy djem të tjerë, Adi dhe Tan Tirona.

Balerini me plastikën e veçantë tashmë kërcen dhe në club-et e natës, ku bie në sy për faktin që performon gjithmonë i zhveshur.1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here