laura1-178x300Zbulohet i fejuari i Laura Vorpsit prej dy vitesh, ish-misteri 28-vjeçar Geri Shahu.

Imazhi i saj në ekran si zëdhënësja tërheqëse e selisë blu, e shtyu kuriozitetin e të gjithëve për të mësuar më shumë jo vetëm për karrierën e saj të mëparshme, por dhe për jetën private. Edhe pse Laura Vorpsi nuk hezitoi të deklaronte fejesën e saj me një një djalë që e bënte të lumtur, ajo nuk përmendi emra. Por ja ku zbulohet se cili është i fejuari i saj. Ai quhet Gerald Shahu, është 28 vjeç, dhe emri i tij u bë i njohur pikërisht në vitin 2003, kur u shpall “Mister Albania 2003”, së bashku me vajzën fituese të atij viti, Denisa Kola. Geraldi, me tiparet e brunit të theksuar dhe sytë blu, u përzgjodh në vitin 2003 si djali më i bukur i vitit që vinte nga Tirana, dhe në atë kohë vetëm 19 vjeç. Në fakt, djemtë e atyre viteve mund të konsideroheshin me guxim për të thyer mentalitetin dhe paragjykimet për meshkujt e bukur dhe për të marrë pjesë në një garë bukurie të regjisores Vera Grabocka. Viti kur konkurroi Geraldi, ishte i dyti ku pjesë e garës së bukurisë mashkullore u bënë 20 djem të moshës 19-23 vjeç, të përzgjedhur nga e gjithë Shqipëria për konkursin e “Mister Albania 2003″. Më pas, emri i Geraldit, i cili studionte Anglisht në Shkollën e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, në vitin e katërt u përmend edhe në pjesëmarrjen e tij në “Mister World”, aktivitet ky që organizohej në Angli. Ndërkohë që duket se në këtë 10-vjeçar ai ka vazhduar jetën e tij, pa u dhënë pas botës së televizionit siç kanë bërë disa djem të tjerë, që morën pjesë në këto gara.

Ndërkohë Laura, duke folur për jetën e saj private për gazetat, një javë më pare deklaroi se ishte e fejuar me një njeri shumë të mirë, që e mbështeste dhe e bënte të lumtur, por pa përmendur emra. Por tashmë nuk ka si të mbetet gjatë sekret, përderisa nuk janë të paktë personat që janë në dijeni të kësaj fejese. Jeta e saj private ndërsa shfaqet në deklaratat e ashpra politike të Partisë Demokratike, tashmë shfaq interes. Në fillim u aludua se ajo kishte qenë modele, dhe u katapultua shumë papritur në një pozicion të tillë si zëdhënëse shtypi e Partisë Demokratike. Në fakt, ajo deklaroi vetë se nuk kishte asnjë lidhje me modën dhe se ishte pedagoge në Fakultetin e Juridikut. I gjithë keqkuptimi u krijua për shkak të disa fotove sensuale të saj që u shpërndanë me shpejtësi në disa blogje në internet. Laura sqaroi se fotot ishin realizuar shumë vite më parë nga një fotograf profesionist, ishin vjedhur dhe shpërndarë me dashakeqësi. 26-vjeçarja Laura Vorpsi pohoi po ashtu një javë më parë se nuk është rastësisht në PD, pasi vjen nga një familje autoktone tiranase, e persekutuar politikisht në kohën e regjimit komunist.

Burimi: panorama.com.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here