Natyrisht është e kuptueshme se një lajm i tillë të vë pak në siklet, por tashmë në rrethet e artistëve të gjithë e dinë se Çiljeta dhe Romeo nuk janë më bashkë.

Ata që dikur u quajtën si një çift model, janë ndarë pas disa vitesh lidhje dhe fejese zyrtare. Dhe vetëm disa javë më pas, këngëtarja seksi është lidhur me një tjetër djalë dhe këtë të re nuk ka nxituar që t’ua thotë mediave por e ka publikuar në faqen e saj personale në face book.

Aty ku gjithkush mund të deklarojë marrëdhënien, ajo ka vënë emrin e të dashurit të ri, Endri Demi. Sipas rrëfimeve të miqve të saj, Çiljeta e ka njohur Endrin në një nga lokalet e Bllokut dhe djali i ka thënë që në bisedat e para që e ka pasur fiksim ta njihte dhe të bisedonte me të.

Endri është nga Tirana, 23 vjeç dhe vazhdon studimet për juridik. Kësaj here, mesa duket Çiljeta ka vendosur që të bindet mirë për zgjedhjen e saj, para se ta bëjë atë publike në media.

Ndërkohë nuk ka lënë pas dore projektet muzikore, duke mbyllur pak ditë më parë xhirimet e klipit më të ri që do të transmetohet pas 10 ditësh. Kënga “Next episodes” është vazhdimi i këngës “Deja vu” dhe ka të njëjtin staf, si kënga e vitit të kaluar.

Aty Çiljeta paraqitet me veshje indiane pasi edhe motivet e këngës janë të tilla. Fotot që po ju paraqesim janë bërë gjatë momenteve të xhirimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here