Zbulohet i dashuri i Andresës të ‘E diela shqiptare’Ajo është gjithmonë e buzëqeshur, e këndshme dhe plot pozitivitet dhe këtë na e tregon çdo të dielë në “E diela shqiptare”.

Po flasim për Andressen, brazilianen e famshme që tashmë prej vitesh është një nga personazhët më të dashur të ekraneve.

Por kush është partneri i balerinës, që e shohim përkrah Ardit Gjebreas çdo javë? Ai quhet Mirko dhe është italian.

Ndoshta këtë e keni dëgjuar, por me gjasa pak dini për lidhjen e tij me Shqipërinë dhe njohjen me Andressën.

Sipas informacioneve, Mirko është jurist dhe përfaqëson në Shqipëri një firmë italiane në çështjet juridike. Historia e tyre e dashurisë është ndoshta një nga më romantiket që keni dëgjuar deri tani.

Andressa dhe Mirko janë takuar në aeroport në Romë teksa udhëtonin të dy drejt Shqipërisë, balerina asokohe synonte të merrte pjesë në një audicion në vendin tonë për të punuar gjatë një sezoni, ndërsa Mirko i rikthehej punës së tij prej juristi.

Shkëndijat e dashurisë së tyre shpërthyen që në shikimin e parë, ndërsa ai udhëtim i bëri të kuptojnë që ishin bërë për njëri-tjetrin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here