Pasi që nëpër mediume u paraqiten spekulime se e bija e tretë e të ndjerit Robert Kardashian, mediumet tentonin të zbulojnë se cili është i ati biologjik i Kloit.

Mediumet amerikane pohojnë se është në pyetje perukeri i nënës së tyre ndërsa fotografia e publikuar e konfirmon atë.

Aleks Rolldan është perukeri i nënës së tyre Kris Xhener 30 vite, ndërsa kjo është edhe një skandal me të cilin do të ballafaqohet familja Karadashian. Ky spekulim doli nga ish bashkëshortja e të ndjerit, e cila bëri të ditur se Kloi nuk është e bija e tij dhe se Roberti prej gjithmonë e ka ditur këtë fakt.

Nëna e saj Kris Xhener ka pranuara se ka pasur aferë përderisa ka qenë në martesë me të ndjerin Robert Kardashian, por ajo ka ndodhur 18 muaj pasi që u ka lindur vajza e tretë, Kloi.  Kardashian familja i demantoi të gjitha këto si të pavërteta, por sërish nuk ishte mjaftueshëm që spekulimet të ndërpriten.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here