Pas shumë javësh që paparacët po konkuronin vrullshëm në garë me njëri-tjetrin, fotoja më e mirë e rubrikës rozë ka ardhur. Bëhet fjalë për puthjen e parë publike mes Shakirës dhe të dashurit të saj të ri Gerard Pique, lojtar i skuadrës së Barcelonës.

Fotoja është realizuar prej revistës kolumbiane “Caras” e cila e ka nxjerrë menjëherë në faqen e parë dhe është përpirë nga e gjitha media e huaj.

Në fillim ishte Pique ai që publikoi në rrjetin e tij social Facebook një foto ku ndodheshin disa miq të rij mes të cilëve edhe Shakira. Më pas ata u shfaqën në një foto përpara një restoranti në qytetin katalanas ku Shakira jeton. Dhe tanimë vjen fotoja e puthjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here