Shtypi britanik zbuloi sot detaje të martesës mbretërore midis Princit trashëgimtar William dhe të fejuarës së tij Kate Middleton, në plan për t’u zhvilluar në 29 prill.

Ceremonia martesore do të nisë në orën 11, në katedralen e Uestminsterit. Kryepeshkopi i Uestminsterit, arqipeshkvi i Kentërbërrit dhe kryefamullitari i Londrës do të jenë ata që do të mbajnë meshën.

Pas vënies së kurorës, çifti do të shkojë në pallatin mbretëror të Bakingheit, ku Mbretëresha e Anglisë do t’i japë bekimin Mbretit të ardhshëm përpara qindra të ftuarve.

Babai i Williams-it, Princi Charles do të organizojë më pas një mbrëmje private, e ndjekur nga një ballo, ku do të jenë të pranishëm vetëm miqtë e afërt dhe familjarët.

Ata që do të duan të shikojnë nga pranë martesën mbretërore, do të kenë shumë mundësi për ta bërë këtë, ndërsa pajtoni i tyre do të udhëtojë në disa prej rrugëve dhe vendeve më piktoreske të Londrës.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron e ka përshkruar ditën e martesës si një ditë feste për të gjithë kombin. William dhe Middleton, të dy 28-vjeçarë, lajmëruan për martesën e tyre në 16 nëntor 2010. Ata u njohën gjatë Universitetit në vitin 2003.

2 KOMENTET

  1. Shpresoj qe martesa do te zgjase edhe pse jam shume i rezervuar ne kete qe them.

  2. Ideja e princit per tu martuar me kete vajze ne fillim ishte kundershtuar shume nga familja mbreterore, por me vone ata sikur i dhane leje princit per nje gje te tille.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here