Me sa duket nuk ka qenë dashuri, përderisa ende pa kaluar dy javë nga replikat e tyre të fundit mediatike për arsyen e ndarjes kanë krijuar lidhje të reja.

Françeska ishte e para që e bëri publike ndarjen me një intervistë në gazetën “Panorama”, ku e akuzoi Ermalin për tradhti, dhe që edhe pse ajo u përpoq shumë për ruajtjen e lidhjes, ai nuk mundi ta donte. Pas kësaj dëshmie, Ermali vendosi të replikonte duke ia kthyer se “nëse nuk arriti ta donte, ishte faji i saj”. Gjithsesi, lidhja e tyre që nisi në “Big Brother”, zgjati vetëm gjashtë muaj.

Tashmë të dy me sa duket e kanë hedhur lehtë historinë pas krahëve, ndërsa kanë filluar shumë shpejt histori të reja dashurie. Në këtë shkrim ku zbulojmë të dashurit e tyre të rinj, i kemi trajtuar si të ndarë tashmë secili me historinë e tij.
Zbulohet lidhja e re e FrançeskËs me shokun e Metit, modelin Gashi
“Ndihem shumë mirë, po e konsideroj faktin për të ardhur e për të jetuar pse jo, pasi më duken njerëzit shumë të dashur”, kështu ka deklaruar për mediat kosovare ish-banorja e “BB 5”, Françeska Jaçe, në momentin kur kishte mbërritur në Prishtinë për një sfilatë mode për një qendër tregtare atje. E pyetur se cilët djem janë më simpatikë, ata të Tiranës apo Prishtinës, ajo i përgjigjet gazetarit në mënyrë shumë provokuese: “Jo, këtë po e thua vetë ti (qesh), por ndoshta mua më tërheq tipi i djemve nga Prishtina. Kam pirë ujë te burimi në Prizren dhe kështu mund të ndodhë që të marrë burrin nga Kosova”. Dhe pikërisht kështu mund t’i ndodhë Françeskës, pasi vetëm pak kohë pas ndarjes nga ish-banori tjetër, Ermal Merdani, me

Françeska dhe djali i guvernatorit Fullani

të cilin lidhjen e krijuan që brenda spektaklit të shtëpisë së famshme, “Panorama plus” zbulon lidhjen e saj të re. Siç duket, ndarjen nga Ermali po e përjeton pa dhimbje dhe pa asnjë stres, pasi në Kosovë ajo duket se ka gjetur dashurinë e re. Djaloshi, i cili ka rrëmbyer zemrën e Françeskës quhet Meriton Gashi, punon si model ndërsa është mik shumë i afërt i Metit të “BB”. E pyetur në të njëjtën intervistë se nëse do të ikte direkt për Tiranë, Jaçe është përgjigjur se do të qëndrojë disa ditë në Prishtinë për të bërë qejf. Pasi kishte mbërritur në Kosovë të parin kishte takuar Metin, i cili tashmë kishte dëgjuar se ajo ishte ndarë nga Ermali. Burimet tona tregojnë se ka qenë pikërisht Meti ai i cili i ka njohur Françeskën dhe Meritonin. Por se për çfarë lidhje konkretisht bëhet fjalë akoma nuk e kemi mësuar, pasi e gjitha varet se sa stabël do të jetë çifti. Fotot që kemi zbuluar, Françi i ka postuar në profilin e saj në facebook por të edituara, duke e fshehur me qëllim Meritonin. Por gjithçka ju treguam është vetëm për ditët që ka kaluar në Kosovë, ndërkohë që paparaci ynë e ka fotografuar këto ditë në Tiranë në një shoqëri të zgjedhur, duke u relaksuar në një bar. Djali që shihni në foto është djali i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Nuk e dimë ende nëse kjo është thjesht një kafe rastësore, apo nëse Françeska tashmë është në fazë selektimi për të bërë zgjedhjen e duhur.

Ermali, lidhja e re me studenten e Politeknikut

Brisi, vajza e fiksuar pas Ermalit

‘Nëse po përflitet për një lidhje të re timen, ta dini se ku ka zë nuk është pa gjë”, u shpreh Ermali për gazetën “Panorama” të shtunën e kaluar, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë akuzës së Françeskës për tradhti. Edhe pse Ermali pas ndarjes, ndryshe nga Françeska nuk ka pranuar të jetë kaq shumë deklamativ në daljet e tij me ndonjë femër në publik, për jetën e tij pas lidhjes gjashtë mujore nga Françeska, më shumë kanë folur miq të tij të afërt se sa ai vetë personalisht. Vajza që shihni në foto, në fakt ia ka shprehur dashurinë Ermalit, që kur ai ishte i lidhur me Françeskën. Ajo postonte në profilin e tij në facebook, shumë herë në ditë fraza dashurie, që nënkuptonte se mes tyre ekzistonte një ndjenjë. Vajza quhet Brisi, është rreth moshës 20 vjeç dhe që ka passion po ashtu modelimin. Ajo thuhet se ka jetuar në Zvicër, ku ka përfunduar dhe shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndjek në një nga degët e Universitetit Politeknik të Tiranës. Le të shohim se sa do ta bëjnë publike ata këtë afeksion mes njëri-tjetrit tashmë. Ndërkohë Ermali nga ana e tij është shprehur se është më me këmbë në tokë, për bërjen publike të lidhjeve të reja. Para dy javësh ai u komentua nga fansat për një tatuazh të ri, një përkrenare e 300 spartanëve, për të mbuluar një tatu që e kishte bërë kur ishte më i ri. Për sa i përket jetës së tij “post-Big Brother”, ai vazhdon studimet për Shkenca Politike, ndërkohë që aspiron të angazhohet në fushatën e zgjedhjeve të ardhshme në vend. Ai po ashtu ka synim kryesor botën e televizionit. Gjatë sezonit të verës mori oferta për të filluar punë në ”Vizion Plus”, por që mesa duket nuk u ra dakord për një projekt konkret. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here