Megjithësë është i vendour që të çojë deri në fund synimet e tij, duket se Klodian Çela, djali që deklaroi hapur homoseksualitetin e tij në “Big Brother”, nuk e ka lënë këtë verë t’i shkojë kot.
Si fillim ka udhëtuar drejt Italisë, atdheut të tij të dytë, ku është takuar me nipërit që i ka pikë të dobët dhe me miqtë që e kanë pritur si një VIP i vërtetë.
Falë punës në një disko të njohur në Milano dhe natyrës së tij shumë të çiltër, Klodi ka mundur të bëjë shumë miq në një vend ku nuk ndjen dhe peshën e paragjykimit.
Prandaj dhe ditët që ka kaluar në Itali kanë qenë një relaks i vërtetë për të, por edhe një moment reflektimi për atë që ka bërë muaj më parë, hapur, në një program televiziv. Miqtë e tij të përtej detit i kanë bërë komplimente duke i uruar të realizojë të gjithë ëndrrat e tij.

Ndërkohë menjëherë pas kthimit në Tiranë, ai ka konstatuar se situata duket po ajo që ka lënë. Letra e tij drejtuar Kryeministrit Berisha dhe Kryebashkiakut Rama nuk ka marrë akoma përgjigje, ndërkohë që tek të gjitha aplikimet që ka bërë për punë, nuk ka akoma asnjë përgjigje pozitive.

Si një natyrë që është mësuar të punojë fort për vete dhe familjarët e tij, kjo situatë e bën jo rrallë herë, shumë pesimist. Pikërisht këtë pesimizëm kanë kuptuar miqtë e tij italianë kur ka folur me ta në telefon dhe i kanë ofruar një udhëtim së bashku me to në ishullin Mikonos në Greqi.
Menjëherë pas mbërritjes duket se Klodi ka harruar trishtimin e Tiranës dhe është hedhur menjëherë në krahët e zbavitjes me miqtë e tij duke bërë plazh e duke shijuar jetën e natës.

Takimi me Bellen

Në një nga darkat në lokalet ekzotike të Mikonos, Klodi është takuar edhe me Bellen, një nga figurat më të njohura të televizionit Italian dhe e fejuara e Fabrizio Coronës.

Klodi njihet prej kohësh me Bellen, pasi ajo ka punuar si imazh për diskon ku punonte Klodi, në atë kohë kur nuk e kishte fituar akoma famën që ka sot. Duket se ky ka qenë një takim suprizë dhe shumë i këndëshëm mes dy miqsh të vjetër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here