Telegrafi.com sjell listën përfundimtare të pjesëmarrësve të Festivalit të Këngës 2011 në Radio Televizionin Shqiptar.

Festivali i Këngës në RTSH këtë vit do të festojë edicionin e tij të 50-të. Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit festivali do të mbahet gjatë katër netëve dhe do të jetë plotësisht live.

Ndërkohë, organizatorët e këtij festivali kanë përzgjedhur 28 këngët më të bukura që do të konkurrojnë në garën e madhe që do të mbahet në dhjetor të këtij viti.

Burimet e Telegrafit ju sjellin listën e pjesëmarrësve, e cila përmban emra të ndryshëm të artistëve të skenës muzikore shqiptare. Rikthehen në garë emra të mëdhenj të muzikës, si Bashkim Alibali, Frederik Ndoçi, Bojken Lako, vëllezërit Prifti.

Gjithashtu, në këtë festival do të jenë edhe artistët e shkëlqyeshëm, të cilët nuk iu ndahen asnjëherë festivalit, siç janë Mariza Ikonomi, Saimir Braho, Kamela Islamaj, Hersi Matmuaja, Marjeta Billo.

Nuk mungojnë as emrat e këngëtarëve të ri të skenës muzikore, ndër ta dallojmë këngëtaret Xhensila Myrtezaj, Elhaida Dani, Gerta Mahmutaj. Në mesin e konkurrenteve, vihet re edhe emri i këngëtares nga Prishtina, Rona Nishliu, e cila rikthehet në skenën muzikore pas një pauze të gjate.

•Altin Goci
•Bashkim Alibali
•Bojken Lako
•Claudio La Regina
•Dr. Flori
•Elhaida Dani
•Elton Deda
•Endri & Stefi Prifti
•Entela Zhula
•Evans Rama
•Frederik Ndoçi
•Goldi Halili
•Gerta Mahmutaj
•Hersi Matmuja
•Iris Hoxha
•Kamela Islamaj
•Kujtim Prodani
•Mariza Ikonomi
•Marjeta Billo
•Marsida Saraçi
•Orinda Huta
•Rona Nishliu
•Rudina Delia
•Saimir Braho
•Samanta Karavella
•Sindi Berisha
•Toni Mehmetaj
•Xhensila Myrtezaj

/telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here