Më në fund erdhi momenti i shumë pritur, u tregua një raport i cili zbulon emrat e binjakëve të Beyonce & JAY-Z.

Çifti më në fund kanë zbuluar emrat e binjakëve të tyre, por nëse ky raport do të jetë i vërtetë, atëherë fansat nuk do të zhgënjehen me zgjidhjen e çiftit.

Dyshja tani më janë prindër të një vajze pesë vjeçare, dhe ska pak ditë që ata u lumturuan me një djalë dhe një vajzë emrat e të cilëve ende nuk janë zyrtarizuar.

Shawn dhe Bea janë emrat të cilët pretendohet se kanë binjakët e çiftit.
Por edhe më interesante është kuptimi i këtyre emrave, emri i vërtet i i Jay-Z është Shawn Carte, kështu që edhe djali i tij do ta ndajë emrin e babit, e kuptimi i këtij emri është “Zoti është i madhërishëm”. Ndërsa Bea do të thotë “Ajo që sjell lumturi”.

Por mbetet që koha të dëshmoj nëse vërtet këta emra do të zyrtarizohen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here