Zayn Malik & Perrie Edwards martohen në verëIsh – pjestari i grupit “One Direction”, Zayn Malik dhe e fejuara e tij Perrie Edwards janë duke biseduar për martesën e tyre. 21 – vjeçarja, Perrie pavarësisht dëshirës për t’u martuar nuk dëshiron të lërë pas dore projektet e saj.

Më tej ajo shprehet: “Nuk e di ekzaktëisht kur do të realizohet dasma, pasi për momentin jam e angazhuar me Little Mix. Unë dhe Zayn duam që dasma jonë të jetë perfekte dhe do ta planifikojmë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Dyshoj se do të jetë në verë, por le të shohim”, përfundon ajo.

Përsa i përket partnerit, ajo rrëfen se Malik është një kuzhinier perfekt, pasi sëbashku harxhojnë shumë kohë në kuzhinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here