Zanfina IsmajliBashkëpunimi i këngëtares Zanfina Ismajli me Noizyn në këngën “Po sikur”, mund të shihet si një këngë që ka përçuar mesazh edukues ndaj një teme shumë të ndjeshme siç është dhuna në familje.

Në një shoqëri patriarkale si Kosova dhe Shqipëria, ku shumë prej grave dhe vajzave nuk trajtohen si të barabarta, Zanfina dhe Noizy kanë zhvendosur pabarazinë e çiftit, në një vend situatë që gjithsecili duhet ta gjykojë sikur për nënën e vet, bijën, ose motrën.

Në kohën kur dhuna familjare sipas raporteve të Avokatit të Popullit dhe organizatave të tjera që merrem me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, është në shifra shqetësuese dhe viktima janë kryesisht gratë, Zanfina ka shfrytëzuar talentin e saj për të bërë një këngë jo vetëm të bukur, por edhe domethënëse dhe emancipuese.

Në klipin e këngës “Po sikur”, shihet një vajzë e vogël e cila duket se është në rolin e të bijës së një çifti të cilët po kalojnë nëpër probleme. Kjo ngrit një çështje tjetër preokupuese për shoqërinë, ku dëshmitarët e dhunës familjare, sipas psikologëve i vuajnë pasojat për shumë vite përgjatë jetës, sidomos nëse ata dëshmitarë janë fëmijë.
Ndërkaq, një mesazh tjetër simbolik, është se kënga është bërë prej dy këngëtarëve, si një marrëveshje e të dy gjinive për barazi, dhe nuk duket si qëndrim i vetëm një vajze, Zanfinës në këtë rast, ose një djali, Noizyt.

Nuk është hera e parë që Zanfina zgjedh një këngë, përpos me ritëm të këndshëm që pas publikimit shndërrohet në hit, të ketë për temë edhe trajtimin e temave edukuese e denoncimit të dukurive negative. Ajo vite më parë, kishte realizaur këngën ‘Kokaina’, që fliste për problemet e varësisë nga droga. Kjo këngë ishte përkrahur nga ambasada amerikane dhe institucionet e Kosovës. Ndërkaq, kur ishte 17 vjeçe ajo në një këngë të saj, fliste për një shoqëri me shumë probleme sociale.

“Po sikur” nuk është thjesht rekord. Këngëtarët e kësaj kënge, nuk janë mjaftuar me tekstet që për temë të vetme kanë “zhvishu, kërce, pi”, sepse pavarësisht këtyre fjalëve, që mbizotërojnë sot në këngët e estradës, problemet e njerëzve vazhdojnë të jenë të mëdha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here