Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili, është shumë e angazhuar me koncerte verore në qytete të ndryshme shqiptare.

Këtë javë e ka filluar në Viti, ndërsa do e përmbyll në qytetin e Gostivarit, ku do të performojë të shtunën.

Përkundër kësaj, ajo po punon në realizimin e disa projekteve të reja muzikore dhe së shpejti do të publikoj këngën e saj të re të titulluar ”2 minuta”, punuar nga Shkumbin Nebihu dhe Avni Qaili, të cilën do e shoqërojë me videoklip.

Brenda një kohe të shkurtër, këngëtarja planifikon të hedh në treg edhe albumin e saj të ri, në versionin ”live”.

Këtyre projekteve, këngëtarja u ka paraprirë me publikimin e disa fotografive të reja, realizuar nga fotografi i njohur Avni Selmani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here