Ndoshta do të duket shumë absurde, por është e vërtetë. Këngëtarja Zanfina Ismaili është ndër të vetmet këngëtare femra, e cila deri më tani ka realizuar shumë pak duete.

Ka një karrierë shumë të bujshme dhe të suksesshme, ndërsa në fillim ka bashkëpunuar në duet me këngëtarin Albert Popaj, më vonë një duet me këngëtarët e muzikës popullore vëllezërit Krasniqi (potpuri), duetin me motrën, Adelinën, dhe asnjë më shumë.

Në anën tjetër, rep-këngëtari Getoar Selimi ka realizuar duete gati me të gjitha femrat seksi të skenës shqiptare dhe të gjitha këngët kanë rezultuar hite, përfshirë këtu duetet me Nora Istrefin, Elvana Gjatën, Çiljeta Xhilagën, Tuna Sejdiun e shumë të tjera, kurse Zanfina ka qenë e vetmja që i ka thënë ‘’jo’’ Getit në realizimin e duetit.

Këtë gjë e mësuam nga burime shumë të afërta të reperit dhe këngëtares. Ftesa që Geti i kishte bërë Zanfinës për realizimin e një dueti, kishte rezultuar me përgjigje negative nga ana e këngëtares, e cila preferon të zhvillojë një karrierë ‘’solo’’, ndërsa dueti i vetëm të cilin do ta realizojë së shpejti, është ai me motrën e saj, Adelinën. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here