Zanfina Ismaili gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur fushata parazgjedhore në Kosovë, ka qenë përkrah partisë së Ramush Haradinajt si dhe partnerit të koalicionit të tij, djalit të ish-presidentit, Ukë Rugovës.

Edhe nëpër fushata të tjera gjatë zgjedhjeve më herët, Zanfina gjithmonë është paraqitur përkrah Ramushit.

Kjo ofertë këngëtares i ka ardhur direkt nga krerët e këtyre subjekteve, duke ditur që tashmë ajo zotëron një pjesë të mirë të publikut, falë famës që ka. Nëpër shumë qytete të Kosovës ata kanë pasur një axhendë të ngjeshur, ndërsa për fund, në pjesën argëtuese është paraqitur këngëtarja sharmante Zanfina Ismaili, e cila deri më tani asnjëherë nuk ka shprehur ambicie për politikë.

Sa u përket planeve të tjera në muzikë, këngëtarja është duke përgatitur një këngë ritmike në stilin e saj dhe ka theksuar se ka një tekst shumë prekës./panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here