Nëse do zhvishesha, nuk do e bëja në mënyrë vulgarePas klipit “Je vetëm ti”, këngëtarja Zanfina Ismaili pritet të sjellë edhe disa hite të tjera për këtë sezon, që ka filluar të mbushet nga projekte të shumta muzikore që lançojnë këngëtarët.

Shpreson që projekti i radhës që ka finalizuar të jetë një nga hitet e shumta të kësaj vere. Këngëtarja ka dhënë një intervistë në Kosovë dhe ja se çfarë flitet më shumë në të.

“Shpresoj vërtetë të bëhet ashtu, sepse kam punuar me këtë këngë dhe ka tematikë dashurie, që do t’i ngacmojë ndoshta djemtë, sepse refreni thotë: ‘Ti pa mu nuk mundesh hiç”, thekson këngëtarja duke treguar se tashmë ka kaluar nga zhanri pop-folk në pop-r&b. “Mendoj që është vërejtur dallimi i zhanrit te unë qysh nga kënga ‘Le të vdesë në buzët tua’, kam kaluar nga pop-folk në pop-R’n’b. Mendova që erdhi koha e përshtatshme, sepse ne duhet t’i përshtatemi shijes dhe dëshirave të publikut”.

Këngët e veta i dëgjon deri në një moment kur mendon se është e mjaftueshme për të mos iu bërë monotoni. “I dëgjoj deri në momentin kur e shoh se mjafton, sepse pastaj mund të të mos pëlqejë, siç ndodh zakonisht kur e dëgjon shumë dhe pa ndalur një këngë”, ndërkohë përjashton kategorikisht që të këndojë çdo lloj zhanri pasi nuk dëshiron të humbë identitetin e saj në muzikë. “Nëse do të këndoja zhanret që dëgjohen nga shumica e popullatës, atëherë do të humbja identitetin tim në muzikë dhe pastaj s’do të isha Zanfina, kjo që jam. Unë tentoj të gjej një mes në mes të këtyre të dyjave dhe të dalë diçka e bukur, jo shumë komerciale por e pëlqyeshme”.

Gjithmonë bën plane por tregon se më e keqja është se kur bën plane atëherë i del ndonjë pengesë për t’i prishur planet por thekson se për projektet e mira sigurisht që duhet pritur shumë. Për shumë këngëtarë muzika është shndërruar në një biznes si dhe një burim shumë fitimprurës. “Po të ishte ashtu, tani do të isha duke kënduar unë do ta kuptoja se nuk e dua aq muzikën dhe do ta lija fare! Por, nuk besoj që kjo do të ndodhë ndonjëherë, kam kaluar shumë gjëra dhe sakrifica që të mos bie edhe nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm”.

Përveç vokalit, performancës dhe pamjes së saj, Zanfina mendon se fansat tek ajo pëlqejnë dhe mënyrën se si shprehet nëpër programe të ndryshme, emisione dhe intervista dukë thënë se tashmë është një oratore e mirë dhe se një ditë mendon të bëhet një avokate e zonja.

Mendoni se ka qenë dhe bukuria juaj që ka elektrizuar publikun dhe skenën?

Mendoj që po, sepse syri kërkon estetikë dhe kjo asnjëherë s’do të ndryshojë.

Ka qenë e vështirë për ty, të krijosh një personalitet tëndin, larg ekzagjerimeve që shohim nëpër klipe? A je tunduar të jesh pak më tepër seksi?

Ka pasur raste, muajve të fundit, kur kam shikuar TV dhe jam çuditur goxha me skenat dhe zhveshjet e tepruara. Por, unë, nëse do të doja të dukesha më sensuale, atëherë do të ishte me më shumë shije dhe aspak vulgare.

Sa ka ndikuar në jetën tënde private, fakti që je një këngëtare e njohur?

Ndikon aq sa mos t’u besosh shumë njerëzve, sepse asnjëherë nuk e di se kë e ke mik të vërtetë, përveç atyre që i kam nga fëmijëria. Dhe, kujdesi duhet të jetë në nivel të lartë, në mënyrë që mos të biesh viktimë e sajimeve dhe stërkëmbësave.

Një vajzë e re në ditët e sotme presupozohet që përveç angazhimeve të marrë kënaqësi edhe nga argëtime të ndryshme. Ju gjeni kohë për to?

Gjej normalisht, por ja që unë nuk preferoj shumë jetën e natës. Më shumë rri në shtëpi.

Çfarë nuk ua fal miqve, e çfarë meshkujve?

Të dy palëve s’ua fal gënjeshtrën./Panorama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here