Kengetarja Zanfina Ismaili, qe prej fillimit kur doli ne skene me kengen “Gajdexhiu”, ka sjellur çdo vere ne skenen muzikore shqiptare nje kenge te rrymes dance qe u shendrrua në hit..

Zanfina, këto ditë vere po i kalon mes koncerteve te shumta neper qytetet shqiptare.

“Vera filloi me pune dhe obligime te shumta,si cdo here.Mua vera gjithmone me gezon me se shumti per faktin qe do ta shoh detin sepse e dua shume (detin),por pastaj kur fillojne koncertet dhe nuk kam kohe te lire e kujtoj qe profesioni yne eshte t’i argetojme njerezit kur ata jane duke pushuar ne punojme dhe anasjelltas,” ka thene kengetarja per ”Albaniac”.

Ajo se shpejti do te publikoj videoklipin e kenges ”2 minuta”, ndersa tashme ka filluar punen ne realizimin e kenges se rradhes:
“Une veçse e kam kryer edhe nje kenge tjeter qe dallon nga zhanri me ”2 minuta” dhe kam pasur plan qe ta beje klip dhe ende e kam plan.Shpresoj qe te realizohet,pasi qe me kengen ”2 minuta” jemi vonuar pak me klipin.Por jo gjithmone ecin gjerat ashtu siç dua une.”

Ndërkohë, nepermjet rrjetit social Facebook, Zanfina ka paralajmeruar se videoklipi “2 minuta” do të publikohet shumë shpejt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here