Pas një defekti në makinën e saj, kanë qenë jo pak, por plot rreth tri orë në mesnatë, që këngëtarja bukuroshe nga Prishtina, Zanfina Ismajli, të përjetonte një agoni të vërtetë, duke kaluar kështu një traumë të rëndë psikologjike pak ditë më parë.

“Në momentin që i ndodhi kjo e papritur në këtë udhëtim, të cilin ajo e kishte nisur e vetme, artistja thuhet se ka parë tmerrin me sy, duke u pushtuar nga frika e dhunuesve kalimtarë, ndaj ka vendosur të mos ndalojë askënd për t’i kërkuar ndihmë”, dëshmuan të afërm të saj.

Gjatë kthimit nga qyteti i Prizrenit, pasi kishte pasur një koncert dhe disa xhirime për natën e Vitit të Ri, Zanfina Ismajli përjetoi këtë dramë të rëndë. Kështu të paktën e përshkruajnë familjarët e saj atë çfarë ajo kishte ndier, “një agoni”, e cila ka zgjatur më shumë se tri orë në autostradën Prizren-Prishtinë, e gjithë kjo për shkak të defektit në makinën e saj, tipi xhip (Freelander 2).

Këngëtarja është tmerruar më tepër kur në momentin që ka dashur të telefonojë të ëmën, nuk ka mundur dot, pasi telefoni i saj dilte gjithë kohën i mbyllur. Zanfina po përjetonte një shok të vërtetë psikologjik. Skena që ajo u ka përshkruar familjarëve ka qenë si nëpër filmat horror, në orën 02:00 pas mesnate, në mes të autostradës, krejt e vetme.

Më të rëndë situatën e bënte moti i ftohtë, me acar dhe mjegull”, rrëfen më tej për “Panorama plus”, një burim pranë familjes së këngëtares. “E gjithë ka ndodhur papritur, ndërsa makina me të cilën ajo udhëtonte më shpejtësi normale, ka filluar të dridhet dhe papritur ka ndaluar.

Këngëtarja nuk ka pasur asnjë mundësi të lëvizë brenda makinës, ndërkohë që vetëm pas pak minutave ajo fiket plotësisht. Pas kësaj, e gjendur në panik tenton të telefonojë nënën e saj, Mona dhe kur për pesë herë me radhë telefoni i saj dilte i mbyllur, këngëtarja ka kaluar një shok psikologjik. Ka arritur të lidhej në telefon me motrën Ema, e cila ndodhej jashtë vendit dhe e vetmja ndihmë që mund t’i jepte ishte ta qetësonte me fjalë dhe t’i jepte kurajo. Por kur Zanfina ndodhej në mes të autostradës, e rrethuar me male dhe errësirë, e ka kapluar një frikë e tmerrshme. Nga temperaturat e ulëta dhe ora e vonë, frika sa vinte e shtohej, për faktin se dhe makinat që qarkullonin ishin shumë të rralla.

Kështu ka kaluar disa orë, derisa merr telefonatë nga e ëma. Kjo ishte ndër rastet e rralla që Mona nuk e shoqëronte Zanfinën. Të nesërmen ato të dyja do të ishin për disa xhirime të tjera të Zanfinës. Vetëm kur është zgjuar dhe ka hapur telefonin, ajo i ka telefonuar vajzës për ta pyetur se ku ndodhej dhe pse ishte vonuar kaq shumë, për të udhëtuar nga Prizreni në Prishtinë.

Pas komunikimit me Zanfinën, e cila i tha se ishte bllokuar për orë të tëra në autostradë, Mona lajmëroi shërbimin përgjegjës dhe së bashku me ata udhëtoi drejt vendit të ngjarjes. Pasi kishin bërë kontrollin mbi veturën, ishte konstatuar se një kabull në makinë kishte sjellë një defekt elektrik në motor. Specialistët kanë pohuar se ka qenë fat për Zanfinën që ngiste një makinë të tillë, të tipit xhip “Freelander 2”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here