Merruni me kukullat prej silikoni, boll me me mua.Ajo eshte e bukur, e mencur dhe e suksesshme. Ka pas vetes me dhjetera hite e koncerte te mbipopulluara.

Ben nje jete te rregullt dhe eshte e dashuruar. Zanfina Ismaili, ylli i skenes kosovare do te vije sot ne faqet e suplementit “Bluuetooth”, me nje rrefim te gjate e te sinqerte. Ka treguar per ne gjithcka, duke filluar nga e kaluara, tek jeta qe ben aktualisht e deri tek planet per te ardhmen.

Mes rreshtave qe do te pasojne ajo tregon se fama e Adelines nuk ka ndikuar vetem per mire ne karrieren e saj, pjeset qe pelqen me shume ne trupin e vet jane kembet dhe vithet, ndersa sa i takon mashkullit ideal shprehet se nuk ekziston. Po le te zbulojme bashke per me shume gjithe ngjyrat e jetes se Zanfines permes kesaj interviste…

Zanfina si po kaloni keto kohe? Me cfare po merreni?

Per momentin jam ne shtepi, gjate janarit kam pushuar nga obligimet e shumta qe kisha gjate dhjetorit. Ndersa tani fillon periudha e koncerteve dhe do te jem me e angazhuar.

Kemi degjuar se jeni duke pergaditur duetin e radhes me Adelinen. Kur do te vije ai?

Ate nuk e dime sakte, as une as Adelina. Per momentin eshte bere vetem baza e kesaj dhe do te punojme ngadale ne kengen sic kemi bere edhe me perpara, sepse duam qe te punojme ne te ngadale dhe me shume kujdes pasi gjerat e bukura behen ashtu.

Pse vendoset te bashkoheshit serish?

Ishte deshire e perbashket pasi dhe dueti i vitit 2005 rezultoi i suksesshem, ndaj menduam pse te mos e perserisim formulen e suksesit? Si dhe e kemi te lehte bashkepunimin, sepse pike se pari jemi motra dhe e kuptojme njera-tjetren para se te flasim.

Sa ka ndikuar fama e motres suaj per te care perpara?

Ne disa momente ndikonte per te mire, e ne disa per te keq. Ka qene rruge e veshtire ajo e depertimit tim ne tregun muzikor, sepse kishte pengesa per mua nga njerezit qe urrenin suksesin e Adelines dhe une shpesh here i kam vuajtur ato pasoja. Por ja qe vullneti im i mundi te gjitha keto dhe c’eshte me e rendesishme ne qetesi te plote.

Nderkohe ndonje kenge singell keni ne plan?

Ne dhjetor e bera nje singell dhe doli ne shitje, quhet “Fjala e fundit”, e kam promovuar ne emisione te Vitit te Ri ne Kosove dhe Maqedoni, por ndoshta e bej edhe klip.

Kenget tuaja kthehen sa hap e mbyll syte ne hite. Madje ne Shqiperi kenget tuaja jane gjithmone ne topliste. Cfare mendoni se ju ben te suksesshme? Fakti qe zgjidhni bashkepunetoret e duhur?

Me gezon fakti qe eshte keshtu, sepse ne Shqiperi populli eshte me i madh dhe me shije te holle, keshtu une mendoj se ndoshta ka ndikuar fakti qe s’kam ikur nga zhanri im dhe kam mbetur vetvetja gjithe keto kohe qe kendoj. Gjithashtu bashkepunimet me te suksesshme i kam pasur me bashkepunetoret e vjeter, sepse e dine me se miri c’ka me pershtatet mua si Zanfine.

Here pas here cilesoheni si nje femer seksi. Se fundmi ne nje sondazh jeni shpallur si kengetarja me te pasmet me te bukura ne showbiz-in shqiptar. Si ndiheni per kete?

Pjesa qe me pelqen me se shumti ne trupin tim jane te pasmet dhe kembet dhe me ka pelqyer fakti qe ne sondazh fitova une edhe pse ate pjese te trupit nuk e kam potencuar asnjehere.

Cdo te thote per Zanfinen te jesh seksi?

Nuk do te thote te jesh shume e bukur qe te jesh shume seksi, kur femra ka shume vetebesim apo ndjehet seksi, atehere kjo energji reflekton dhe i ben njerezit te mendojne per disa femra qe jane me seksi se te tjerat.

A jeni ndjere ndonjehere e keqperdorur per kete fakt?

Ne media ka ndodhur qe te perdoret per te keq, por jo deri ne ate mase sa te me varet karriera nga kjo, sepse une e kam bazuar karrieren ne kenge te pelqyera e jo ne pamjen time. Ne ate rast do te kisha pasur nje karriere afatshkurter, do te perfundonte shume me heret.

Ju pelqen me shume kur ju etiketojne si nje kengetare te bukur dhe seksi apo si nje kengetare te mire?

Kjo e fundit, definitivisht. Vete fjala kengetare tregon per profesionin tone dhe per cka duhet ne te pelqehemi. Ka kengetare qe permenden vetem per ca pjese te trupit dhe nonstop cilesohen si seksi, por gjithmone te tillat s’kane shume publik ne koncerte, apo ndonje karriere shume te suksesshme.

Ne gjithe keto vite ne skene s’na kane pare syte ndonje foto provokuese prej jush, ne ndryshim nga Adelina. Pse kjo zgjedhje?

Pikerisht per arsyen qe e ceka ne pergjigjen time me lart. Nuk jam une tip provokues dhe nese nje dite do te beja ndonje foto te tille do te ishte me shume mase dhe jo e tepruar apo vulgare, asnjehere.

Do te pozonit ndonjehere nudo? Nese po, perse?

Nuk besoj se do te pozoja nudo, do te dilja shume jashte vetes po ta beja kete. Nuk do te ndjehesha mire dhe normalisht qe kjo do te verehej edhe ne foto.

Operacionet plastike. Shume je perfolur per kete pjese. Nje here publikohet ne media nje interviste e juaja ku thuhet se jeni 100% natyrale, pas disa javesh publikohet nje tjeter ku thuhet se nderhyrjet tuaja do te behen origjinale me kohen. Cila eshte e verteta?

Fillimisht duhet te them se nuk e kuptoj deshiren e flakte te disa mediave te shpikin per mua, apo ndoshta injorimi im i ka inatosur dhe duan te hakmerren me artikuj koti. Kam treguar shume here nuk kam asnje nderhyrje kirurgjikale ne trup apo fytyre. Vitin e kaluar kam mbushur buzet me nje perberes qe i kalon efekti pas disa muajsh dhe tani vec se ka filluar t’i kaloj efekti dhe ndoshta gojekeqijte do te ndalen se pergojuari. Ka mjaft kengetare qe kane nderhyrje me bollek, pse jam bere une shenjester kur kam vetem nje? Dhe qe per me teper eshte duke kaluar.

C’mendim keni per komercialitetin e veshjeve?

Mendoj se kjo ka kaluar moti kufijte e normales dhe ka arritur efektin qe njerezve mos t’ju duket interesante me as zhveshja e as ndonje kenge me zhanre te perziera. Efekt te mire gjithmone ka nje kenge e mire dhe qe do te degjohej me vite.

C’eshte per ju muzika tallava?

Eshte muzike qe une s’e preferoj, fillimisht s’eshte muzike me prejardhje shqiptare dhe nuk ka as 1% art ne te. Nuk ia vlen te degjohet.

Kur keni dale per here te pare ne skene?

Kur isha shume e vogel, kam kenduar nje kenge duet me Adelinen ne koncerte ne Kosove dhe s’kisha aspak frike nga publiku, as emocione te perziera. Doja vetem te merrja mikrofonin dhe te performoja para publikut dhe te shperblehesha me duartrokitjet e tyre.

Si e kujtoni sot?

E kujtoj si nje moment qe kurre s’do ta harroj,momenti me i vecante i femijerise.

Kur ka qene vizita e juaj e pare ne Shqiperi?

Ka qene ne fillim te viteve ’90, kur erdha per te marre pjese ne festivalin mbarekombetar te femijeve ne Shkoder.

Cilat ishin pershtypjet e para?

Ka qene shume ndryshe te shihja Shqiperine, kishte dallim nga Kosova dhe une menjehere fillova te interesohesha per kalane e Rozafes dhe sa here qe e vizitoja kisha deshire te degjoja serish historine e saj te dhimbshme. Gjithashtu gjithmone blija libra per mitologjine dhe gjate kohes qe qendronim atje une lexoja.

Po vizita e fundit?

Ka qene ne vitin 2011.

Me cfare pershtypjesh u larguat?

Me pershtypje shume te mira nga publiku shkodran.

Pas kaq vitesh vajtje – ardhje Kosove-Shqiperi, cilat jane lidhjet tuaja me kete vend?

Me duket se eshte pjese e Kosoves dhe se jane nje shtet, nuk e ndjej veten aspak si ne shtet te huaj kur jam ne Shqiperi. E ndjej si shtepine time te dyte.

Ke do te cilesonit si suksesin tuaj me te madh ne muzike?

Veshtire do te ishte te flisja per sukseset e mia, se mund te tingelloje keq, do dal si jo modeste. Me shume deshire do ta lija publikun ta cilesonte suksesin tim me te madh ne karriere. Ata jane me te sinqerte ne vleresim.

Cili eshte momenti me i veshtire qe keni kaluar deri me sot?

Kane qene momentet kur po linim shtepine tone gjate luftes ne Kosove.

Pa ai me i bukuri?

Kam perjetuar shume momente te bukura, por une besoj se momenti me i bukur i jetes sime s’ka ardhur ende, e pres te vije sepse s’e dime se cfare surprizash na sjell jeta.

A ju bezdis fakti qe ju njohin te gjithe?

Jo, sepse kjo eshte ne te njejten linje me profesionin tone dhe eshte dicka qe duhet pranuar qe ne fillim. Eshte normale qe publiku shpesh here do qe te na njohe edhe nga afer, apo te bejme foto me ta dhe per mua kjo s’eshte dicka e bezdisshme.

Kush eshte miku juaj me i mire?

Kam 2 mike te mira qe nga femijeria, kemi shoqeri shume te mire dhe i konsideroj motra.

Cili eshte sporti juaj i preferuar?

Nuk jam aspak tip sportiv, kjo eshte ne shenjen time te horoskopit, dmth. demat nuk jane tipa sportiv, por me pelqen bowling dhe shkoj me shoqeri nganjehere.

Cilen rryme muzikore preferoni me shume?

Pop & RnB me se shumti, me pelqen muzika orientale gjithashtu shume.

Kush kujdeset per daljet tuaja publike?

Me se shumti vete, por kam edhe ndihmen e motres se vogel, Emes me te cilen keshillohem gjithmone.

Sa shpenzon Zanfina per veshjet?

Shpenzoj mjaft shume, por aq sa mund ta perballoj.

Cila eshte dhurata me e bukur qe keni bere gjate ketij viti?

I kam blere nenes dicka qe kishte kohe te gjate qe i pelqente dhe u gezova shume kur e gezova ate.

Po ajo qe keni marre?

Laptop-i qe me bleu nena per ditelindje.

Cili eshte parfumi juaj i preferuar?

Black Xs nga Paco Rabbana.

Cila eshte makina e juaj e preferuar?

Ajo qe e kam edhe vete, Freelander 2.

Nga se keni frike?

Se mos behet lufte serish, apo edhe nga fobia ime…

Cila eshte kafsha juaj e preferuar?

Qeni dhe macja.

Kujt besimi i perkisni?

Fese myslimane.

Ku preferoni te shkoni fundjavave?

Kur nuk jam duke kenduar jashte shtetit gjate weekend-it, atehere jam ne shtepi.

Sa i frekuentoni lokalet e nates?

Shume pak, heren e fundit kam dale gjate veres dhe prej atehere jo me. Nuk jam person qe me pelqejne shume daljet e nates, keshtu qe preferoj me shume te shikoj nje film te mire.

Po pijet alkoolike i preferoni?

Jo, madje ka kohe qe nuk konsumoj alkool.

E konsumoni duhanin?

E ndez ndonje cigare nganjehere me shoqeri.

Cila eshte endrra qe doni te realizoni?

Te behem avokate dhe didsa deshira te tjera ne lidhje me muziken.

Cili eshte kengetari juaj i preferuar ne Shqiperi?

Shumica e kengetareve te Shqiperise me pelqejne.

Po ne Kosove?

Ne Kosove me pelqen shume Tingulli 3nt, etj.

Me ke keni deshire te realizoni nje duet?

Me ate qe do ta realizoj, Adelinen time.

Skena ku do te doje te kendoje?

MTV Music Awards…

Jeni nje nder kengetaret me te paguara ne diaspore. Po ju vete sa e vleresuar ndjeheni nga publiku?

Ndjehem e vleresuar shume dhe me vjen mire qe mund te komunikoj me fansat nepermejt faqes sime zyrtare ne Facebook dhe t’i degjoj sugjerimet e tyre.

Nese nje dite do ta linit muziken, cila do te ishte arsyeja?

Nuk di te jap nje pergjigje konkrete pa me ndodhur kjo.

Sa i trembet konkurrences Zanfina?

Realisht nuk i trembem, sepse besoj 100% ne fjalen se “Nen diell ka vend per te gjithe”, por mire eshte te kesh konkurrence qe te kete nje shtytje me te madhe per pune.

Cilat jane rivalet e tua ne muzike?

Me vjen keq qe te mos pergjigjem, por une sinqerisht nuk i shikoj koleget me ate sy sepse mendoj se do te krijonte negativitet te panevojshem. I shikoj si mike, e te cilat kaloj mire kur jemi se bashku duke xhiruar ne emisione te ndryshme.

Ke nga koleget konsideroni mike?

Me shumicen kam miqesi dhe marredhenie te mira dhe kur kemi kohe gjithmone dalim te pime kafe se bashku.

C’mendim keni per Dafina Zeqirin, Rovena Stefen, Leonora Jakupin dhe Elvana Gjaten?

Dafinen e kam mike te mire, e dua per sinqeritetin qe kishte qe prej fillimit te miqesise sone. Rovenen e shoh si nje kengetare me komerciale, Elvana Gjata ka nje karriere shume te suksesshme ne Kosove, ndersa per Leonora Jakupin s’kam c’te them, s’me zgjon ndonje mendim si kengetare.

Na trego pak per marredheniet qe ke me familjaret e tu. Si eshte Zanfina ne shtepi? Cfare natyre?

Jam e qete, nuk flas shume kur nuk jam ne disponim te mire. Mundohem t’iu qendroj afer shume familjareve te mi kur u nevojitem si dhe te shumten e kohes jam me nenen dhe Emen.

Merreni me pune shtepie? Dini te gatuani?

Di te gatuaj pak gjera, pastroj kur nuk e kemi ndihmesen ketu dhe perpiqem t’i vij ne ndihme nenes.

Cfare recete keni specialitet?

Me shume specialitetet qe me pelqejne mua t’i ha.

Kujt ia rrefeni sekretet tuaja? Do te na rrefeni edhe ne sot ndonje sekret?

Sekretet e mia? S’kam aq sekrete une. Ato i dine familjaret dhe njerezit e afert.

Do te flasim pak edhe per dashurine. Pas kaq vitesh heshtje motra juaj e theu akullin, po Zanfina kur ka ne plan ta beje kete?

E kam treguar me heret qe jam e dashuruar.

Si do ta perkufizonit dashurine tuaj?

Si te qendrueshme, te bukur dhe te forte.

Si do ta pershkruanit mashkullin ideal?

Veshtire te gjendet mashkulli ideal, nuk ekziston. Do te duhej te kishte shume gjera qe mua te me dukej ideal, do te ishte nje liste e gjate me kerkesa. Kerkojme shume ne femrat (qesh).

Cila mendoni se eshte mosha ideale per t’u martuar nje femer?

Atehere kur e ndjen se do ta kurorezoj dashurine apo kur te ndjehet e gatshme.

Nderkaq duke lene pak menjane artin dhe familjen te flasim pak per Zanfinen avokate. Kur mendon ta vesh ne jete kete profesion?

Atehere kur s’do te merrem me me kengen, e kjo nuk do te jete se shpejti.

E mendon te ardhmen tende si juriste ne nje zyre, e shkeputuar teresisht nga muzika?

Po, ne te ardhmen e larget pse jo? Per kete kam studiuar dhe ky do te jete profesioni im. Nuk kam dashur qe ta bazoj jeten time vetem ne kengen sepse karriera e kengetareve nuk zgjat tere jeten dhe asesi nuk dua qe kur te arrij nje moshe te behem monotone ne TV dhe te thone njerezit per mua: Kjo kendon tash e 100 vite! (qesh)

Si perfundim cili eshte vleresimi juaj per politiken, qofte ate shqiptare, qofte ate kosovare…

Politika dikton goxha rrjedhen e jetes sone te perditshme dhe une shpesh pyes veten se si do te ishte po te kisha lindur ne tjeter vend, ku s’ka aq probleme sa tek ne, a do te ishte shume me ndryshe jeta ime? Jemi rritur nen friken e armikut, pastaj tortura me se shumti emotive gjate luftes ishte vertete e padurueshme. Ka shume gjera qe me bejne te mendoj dhe te bindem se ne nje shtet sic jemi ne, ne zhvillim e siper edhe njerezit e kane jeten e tille, te paplotesuar. /eraldo rexho/bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here