Zanfina Ismaili dedikim emocionues për nënën, në ditëlindjen e sajZanfina Ismaili sot feston ditëlindjen e saj të 30.

Kjo festë e ditëlindjes për këngëtaren nuk mund të quhet e tillë pasi ka pak ditë që ajo ka humbur nënën e saj dhe padyshim që kjo është ditëlindja më e keqe e saj, transmeton Telegrafi.

Në këtë date ajo ka vendosur t’i bëjë një dedikim nënës së saj, e cila ka ndërruar jetë para dy javëve.

“Sot është ditëlindja ime dhe saktë 15 ditë prej se shkove ti.. I jam lutur shumë Zotit që ti ta presësh ditëlindjen time me mu, por vullneti i Zotit ishte që ti të shkosh dhe të më lësh vetëm. Dhoma jote mbeti e zbrazët ashtu si shpirti im tani.Tash,siç ke qenë gjithmonë, je engjulli im mbrojtës. Të dua mami më shumë se veten”, ka shkruar Zanfina.

Mona, nëna e ndjerë e këngëtares ka qenë edhe shtylla kryesore e suksesit të vajzave të saj

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here