Zanfina Ismajli, edhe pse konsiderohet një pjesëtare e estradës, ka bërë një deklaratë për Zhurnal se estradës i ka dalë afati. Ajo ka thënë se kolegët e saj shpesh dinë të xhelozojnë kur, dikush ka sukses me një këngë.

Zanfina Ismajli, e cila para disa muajve hodhi në treg këngën e saj të re “Ti pa mu nuk mundesh”, ka thënë se këngëtarët e estradës kosovare dinë të jenë xhelozë, sidomos kur është çështja te suksesi që ka një këngëtar.

“Po, xhelozia shpesh te njerëzit përzihet me adhurimin dhe ata që më kanë xhelozuar, njëkohësisht më kanë admiruar. Po nisem nga fakti që janë marrë aq shumë me mua dhe jo me jetën e tyre”, ka thënë ajo në këtë intervistë e cila pritet që e plotë të botohet në faqen e Zhurnal të Maqedonisë.

Ismaili ka thënë se megjithatë “dhelpra kur s’ka arritur rrushin, ka thënë se është i thartë”, duke aluduar kështu se ajo është një këngëtare e cila shumë të tjerë dëshirojnë ta mbërrijnë famën e saj. E kur nuk e arrijnë, atëherë kritikojnë.

Ndryshe, Zanfina pak para përfundimit të sezonit veror kishte edituar “single”-in e saj “Ti pa mu nuk mundesh”, që pati një sukses të konsiderueshëm pasi që brenda disa muajve ajo është klikuar më shumë se 100 000 herë në Youtube.com. Kënga vazhdon të dëgjohet ende.

Zanfina në këtë intervistë ka folur edhe për dallimin që kanë në zhanër dhe muzikë ajo dhe motra e saj Adelina Ismajli, por edhe koherencën në skenë të kësaj të fundit, pra motrës së saj.

“Karrierat tona dallojnë shumë dhe nuk mendoj se kam arritur aty ku është ajo. Jo unë, por asnjëra deri më tani s’ka arritur ta mbajë kulminacionin aq gjatë sa ajo”, ka thënë Zanfina, duke thënë kështu se motra e saj e madhe Adelina është njëra prej këngëtareve e cila më së shumti vazhdon të qëndrojë në trend në tregun kosovar.

Ndryshe, Adelina Ismajli ka paralajmëruar xhirimin e klipi të një kënge të re, e cila këngë pritet të dalë së shpejti në treg. Një profil i fansave të Adelinës në Facebook thotë se kënga është xhiruar në Paris të Francës.

Kurse Zanfina po ashtu mendon se estrada shqiptare në njëfarë mënyre dhe disa këngëtarë të saj nuk e kanë të gjatë karrierën, pasi që ata shpejt e përfundojnë atë duke mos arritur të qëndrojnë më shumë se pesë vite në treg me këngët e tyre.

“Edhe estrada tash është bërë me afat skadimi. Maksimumi 5 vite, hahaha”, ka thënë Zanfina për Zhurnal.

Ndryshe, më herët në një intervistë për Express kishte thënë se spotin e saj e kishte realizuar në Gjilan me një produksion vendor. Kënga e saj “Ti pa mu nuk mundesh” disa herë është bërë subjekt thashethemesh të ndryshme nga portale dhe ueb faqe të ndryshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here