Zana Krasniqi rishfaqet sërishModelja dhe Miss Universe Kosova, Zana Krasniqi e cila prej dy vjetësh ishte zhdukur nga bota e modelingur rishfaqet sërish, këtë herë në rolin e nënës.

Duke mbajtur në krahë djalin e saj të parë Noel, modelja kosovare shfaqet në formën e saj më të mirë teksa ushqen të birin, i cili sivjet mbushi plot 2 vjeç.

Kjo është hera e parë që bukuroshja kosovare shfaqet publikisht krah të birit, të cilin ka preferuar të mos e ekspozojë, ndërsa vetë tregon se ruan formën e saj më të mirë.

Ky rikthimi i Zana Krasniqi, këtë herë në rolin e nënës super seksi, vjen pikërisht në një moment kur ajo pritet të rishfaqet në pasarela.

Ajo pritet të rikthehet sërish në Amerikë ku jeton edhe bashkëshorti i saj, ndërkaq po në këtë vend, edhe ka firmosur një kontratë me kompaninë e njohur të modelingut “Wihelmina Models”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here