Zana Krasniqi ka pranuar më në fund të flasë për dashurinë, pasi që prej ndarjes me futbollistin e kombëtares shqiptare Lorik Cana, kjo çështje për të është trajtuar si tabu.

“Mis Kosova 2008”, modelja e parë që prezantoi shtetin e saj në një kompeticion bukurie, natyrisht që e ka një të dashur, por pa folur me emër e mbiemër ajo ka bërë me dije se dashuria e tyre në distancë arrin të mbijetojë vetëm falë disa sekreteve të vogla.

E dua shumë dhe nuk mund të qëndroj larg tij më tepër se 2 javë. Kur nuk jam me angazhime punë, më së shumti përpiqem të gjej kohë për të folur me të, si dhe me familjen.

Mendoj se kështu ia di vlerën më shumë tjetrit dhe dashuria bëhet më e bukur. Lidhja jonë funksionon në këtë mënyrë: njëherë në muaj takohemi me patjetër, zakonisht takohemi në Londër, pra as në Amerikë e as në Kosovë”, – ka thënë ajo, duke na lënë të kuptojmë se djaloshi nuk jeton në SHBA, ku ajo është vendosur prej kohësh. Së fundmi, Zana ka lidhur një kontratë me agjencinë e modës “Vilhemina” në Nju Jork, që me shumë mundësi do t’i hapë asaj edhe rrugët e suksesit drejt kinematografisë.

Shtypi rozë ka shkruar më parë se i dashuri i Zana Krasniqit, që njihet edhe si një ndër “muzat” e fotografit Fadil Berisha, ka një të dashur shumë posesiv, i cili nga xhelozia nuk e lejoi që ajo të shfaqej në “Top Fest” përkrah aktorit Blerim Destani. Në fakt, në ndarjen e çmimeve ajo u pa me futbollistin Redi Jupi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here