Plot dy vjet nga pjesëmarrja në ‘Miss Universe’ e dy bukurosheve shqiptare, Zana Krasniqi dhe Matilda Meçini, zbulohet një foto e rrallë, ku dy Miss-et janë duke u larë në pishinë me stilistin Roberto Cavalli.

Dhe, siç do të ndodhte me çdo modele që do t’i jepej ky rast, dy vajzat nuk janë menduar dy herë, por janë kredhur në ujë. Madje, ato kanë arritur edhe të kenë një kujtim me stilistin e madh.

Ky ka qenë një kujtim krejt i veçantë.

Të mendosh që shumica e top-modeleve do të kishin ëndërruar të kishin një foto në pasarelë me stilistin italian, vajzat shqiptare kanë arritur para dy vjetesh, pikerisht kur startoi karriera e tyre të shkrepin aparatin në një mjedis tejet intim…!/balkanweb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here