Dy femrat e njohura të ekranit, supermodelja Zana Krasniqi dhe këngëtarja e njohur Kaltrina Selimi, kanë vendosur që të sjellin dashurinë e tyre në qytetin e Prishtinës.

Për Zanën kanë qenë vetëm disa ditë pushimi në Kosovë ku ka vendosur që të festojë me të dashurin e saj Fisnikun, ndërsa këngëtarja Kaltrina Selimi definitivisht do të bashkëjetojë me të fejuarin e saj në Prishtinë, pasi Dritoni  është larguar përfundimisht nga Londra.

I dashuri i Zanës do të udhëtojë përsëri drejt Londrës ku edhe punon, ndërsa Zana do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për të përmbushur obligimet e saj si modele në kompaninë Wilhemina.

Në anën tjetër, Kaltrina edhe këtë vit do të vazhdojë të bashkëjetojë me Dritonin, pasi nuk ka vendosur ende për martesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here