6Pasi mbushi bateritë mirë në një qëndrim disajavor në Dubai ku u tha se shkoi për të tejkaluar periudhën e vështirë të ndarjes, bukuroshja Zajmina Vasjari u kthye në trojet shqiptare.

Megjithatë, Tirana nuk ishte destinacioni i saj kryesor, meqenëse që prej kthimit, ajo ka qëndruar në shumicën e kohës në Kosovë. E realisht janë punët në muzikë, të cilave po i futet tashmë seriozisht, ato që po e mbajnë Vasjarin në Prishtinë.

Pasi xhiroi videoklipin “Rren” të Bleros ku edhe ishte protagonistja kryesore, Zajmina është duke u marrë me punë në studio.

Dje pasdite, këngëtarja ka vizituar studion “Elephant” të Bleros aty ku po realizohet dueti i dytë mes dyshes, pas “Veç ti” që pati sukses të konsiderueshëm vite më parë, shkruan “Prive”.

Duket se mungesa e gjatë e shumëpërfolur e Zajminës nga kamerat dhe jeta publike në përgjithësi po kompensohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here