Zajmina Vasjari josh edhe policët e trafikutPadyshim është një nga femrat më seksi të ekranit dhe çdo dalje e saj para publikut është një surprizë e radhës. Por kësaj here, nga këto foto që paparaci ynë i realizoi pak ditë më parë, ne zbuluam edhe një pasion tjetër të Zaiminës, atë për policët.

Në një nga rrugët kryesore të Tiranës, Zajmina pasi ka zbritur nga makina e saj me targa të huaja, është futur në një dyqan për të blerë diçka.Më pas i është afruar një polic dhe kanë biseduar diçka së bashku. Nuk dihet se për çfarë është folur, mbase për faktin se makina kishte targa të huaja ose mund të ishte parkuar keq.

Por vetëm pas disa sekondash bisedë, pamja e policit ka ndryshuar menjëherë. Çehrja serioze i ka lënë menjëherë vendin një fytyre të qeshur dhe shumë të dashur.Kushedi se çfarë mund t’i ketë thënë Zajmina me pamjen e saj joshëse dhe provokuese, aq sa polici ka harruar që është në orar të punës dhe qytetarët duhet të jenë të gjithë të barabartë para ligjit. Më pas polici ka pikasur fotografin tonë dhe i është lutur të fshijë fotografitë, pasi në të kundërt mund t’i rrezikohej vendi i punës. Ne ia mbuluam fytyrën në mënyrë që lajmin ta publikojmë dhe polici të vazhdojë i qetë punën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here