Megjithese i ka munguar ekraneve muzikore per kete sezon veror, ajo do te jete pjesemarrese ne festivalin “Kenga Magjike”, e kemi fjalen per Zajmina Vasjarin, e cila do te jete edhe kete vit konkurrente ne kete festival.

Sezoni qe sapo u mbyll, duket te kete qene nje sezon i ngarkuar me pune per kengetaren, e cila ne nje interviste te dhene per suplementin “Koha Tjeter” ne gazeten “Koha Jone”, rrefen se stinen e veres, megjithese nga stinet qe ka me shume kujtime te bukura, asnjehere nuk e shfrytezon dot maksimalisht per shkak te angazhimeve te shumta.

Por, per te mesuar me shume per kengetaren seksi dhe per ndryshimet e saj, lexoni intervisten e dhene.

Zajmina, pjesemarrja juaj me e fundit ne skenat shqiptare do te jete festivali “Kenga magjike”. Mund te na thoni dicka me shume per kengen?

Kenga do te jete e rrymes House dhe eshte e punuar nga Edmir Begolli, kaq po them per momentin, pasi lexuesit do te kene rastin te me shohin duke performuar dhe do te mesojme edhe me shume se per cfare kenge behet fjale. Eshte nje kenge e bukur dhe them se do te pelqehet nga publiku.

Ju do te performoni vetem apo do te vini ne duet?

Jo, do te jem vetem, pasi me pelqen qe te kendoj vetem. Duetet ndoshta do te jene pak me vone per ndonje performance tjeter. Ne kete festival zgjodha qe te perfaqesohem me nje kenge solo.

I keni munguar skenave te Shqiperise per nje periudhe kohe duke qene me prezente ne Kosove, pse kjo zgjedhje e juaja?

Nuk mendoj se i kam munguar skenave te Shqiperise, pasi kam qene prezent ne qytete te ndryshme ku kam qene e ftuar, por mund te jete dukur keshtu, sepse nuk kam pasur nje klip vere kete sezon dhe me shume do te thosha qe i kam munguar ekraneve muzikore shqiptare. Kjo ndodhi sepse duke qene se kisha planifikuar pjesemarrjen time ne festivalin “Kenga Magjike 2012″, kisha frike se mos njera kenge sfumonte tjetren dhe une zgjodha qe me mire te merrja pjese te “Kenga Magjike” e ketij viti jubilar te 100 vjet Pavaresi.

Meqe vera iku pa nje klip, a do te kemi nje videoklip gjate sezonit te dimrit, apo pjesemarrja te “Kenga Magjike” nuk ju le shume hapesira per t’u marre edhe me projekte te tjera?

Nuk dua te flas me gjate, se festivali ka shume rendesi per mua dhe duke qene se nuk arrita qe te beja nje klip gjate veres per arsyet qe thashe edhe me lart, dua qe te mbyll njehere kete projekt qe eshte shume i rendesishem per mua, me pas te mendoj per projekte te tjera.

Te mbetemi pak tek vera qe sapo eshte mbyllur, si ishte kjo stine per ju?

Vera eshte nga stinet me te bukura dhe thuajse te gjithe bartin kujtime te bukura prej saj, por une personalisht nuk e shijoj plotesisht stinen e nxehte, pasi jam e angazhuar ne nje pjese te mire te kohes dhe jam marre me shume pune dhe koncerte jashte Shqiperise, sic thate dhe ju, ne Kosove me shume. Edhe pushime jam munduar te bej, por vetem pak kam mundur dhe ato dite qe kam qene, i kam kaluar me miqte dhe me familjen time. Pra, mund te them se ka qene nje sezon shume i ngjeshur me pune.

Thate se pushimet i kaluat me familjen dhe me miq, por a eshte nje mashkull ne jeten tuaj private?

Une ende mund te them se nuk dua qe te prononcohem per kete teme.

Keni deklaruar se do te terhiqeni nga muzika per nje periudhe kohe, pasi do t’i dedikoheni studimeve tuaja, si po shkojne studimet ne Arkitekture?

Po, deri tani kam qene me pushime, sepse ne tetor fillon perseri shkolla. Une duhet t’i hyj studimeve, pasi dega ku studioj kerkon shume impenjim. Pra, kete periudhe kam qene pushim duke u munduar qe ta shfrytezoj per pjesen tjeter, pra per karrieren time artistike.

Nje pike e forte e juaja eshte performanca ne skene, sa i perket veshjes qe zgjidhni. Ju konsultoheni me ndonje stilist apo e zgjidhni vete veshjen skenike?

Sigurisht qe mbeshtetem shume edhe ne moden e momentit, por shija eshte e imja, pasi une e di me mire se kushdo tjeter se cfare me shkon me shume dhe cfare jo.

Te flasim pak per look-un tuaj, ju jeni rikthyer perseri bionde, do te kemi ndryshime te tjera apo do t’ju shohim per nje periudhe kohe keshtu?

Mendoj se edhe ky ndryshim do te jete provizor, sepse shume shpejt ndoshta do ta ndryshoj perseri ngjyren e flokeve. Me pelqen qe te eksperimentoj me look-un edhe pse shpesh kam thene qe nuk do ta bej me, e kuptoj edhe vete se deklarata te tilla nuk duhet te bej, pasi sa here qe shkoj tek parukierja me pelqen qe te bej ndryshime. Per momentin fansat e mi do te me shohin bionde, me pas nuk mund ta them me siguri se cfare ngjyre do te zgjedh.

Teksa beni shpesh ndryshime ne ngjyren e flokeve, ju shohim qe ne veshjen tuaj, rrini gjithmone gati ne ate stil, ju pelqen gjithmone ekstravagantja, apo do t’ju shohim edhe me veshje serioze?

Po mund te them se gjithcka eshte edhe me moshe, keshtu deri tani kam veshur stilin ekstravagant, edhe pse jo gjithmone, pasi vete mosha ma ka lejuar kete, por sigurisht qe me kalimin e saj edhe une do te pershtatem me vitet dhe do te vesh edhe veshjet serioze, edhe pse i perdor edhe tani ne momente te caktuara dhe veshjet ekstravagante do te mbeten pjese e skenes nderkaq.

Shpesh artistet behen pre edhe e thashethemeve te ndryshme, si reagon kur degjon gjera te paverteta rreth vetes?

Po ju jap rastin me te fundit, para disa ditesh diku ne internet: “Zajmina mbajti nje fjalim me koncertin e saj te fundit dhe deklaroi se do te largohet dhe do t’i mungoje skenes per disa muaj dhe do t’ia kushtoje kete kohe te dashurit te saj”. Eshte nje genjeshter e madhe, pasi une kam mbajtur fjalime ne asnje lloj koncerti. Domethene, lexoj disa gjera qe jane vertet absurde dhe qesharake, sa nuk e kuptoj se nga e marrin kete informacion.

Dhe si keni reaguar, pas ketyre trillimeve te themi?

Nuk eshte se kam pasur ndonje reagim, pasi keto gjera me kane lodhur tashme, kam zgjedhur te hesht. Duke qene se une nuk jam prononcuar shpesh ne media kete periudhe edhe gazetaret kerkojne qe te bejne nje lajm dhe trillojne dicka.

A keni ju nje emer kengetari ose kengetareje qe admironi, nga ku frymezoheni apo merrni shtyse prej saj?

Po, muzike degjojme gjithe diten pothuajse. Keshtu qe kengetare ka shume ne tregun boteror, patjeter qe ke kenaqesi t’i shohesh dhe t’i degjosh teksa performojne pasi jane vertet diva. Por une do te vecoja per momentin nje nga kengetaret me te suksesshme te momentin, meqenese ajo eshte edhe shqiptare dhe duke u nisur se sa shpejt e fitoi ajo suksesin ne nje moshe aq te re, do te permendja Rita Oren.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here