Këngëtarja Zajmina Vasjari, është rikthyer sërish në muzikë duke realizuar këngën e saj më të fundit, “Po ta dija”.

Që prej debutimit të fundit në skenë, Zajmina ka qëndruar në pauzë për një periudhë të gjatë kohorë, aq shumë sa shumë persona menduan se ndoshta këngëtarja do të largohej nga muzika për të vazhduar profesionin e saj si arkitekte ku ndoshta mund të jetë e suksesshme.

Gjithsesi, Zajmina na surprizoi të gjithëve me këngën e saj më të re, ku sërish flitet për dashurinë, por në një tjetër këndvështrim. Këngëtarja flet në tëkstin e këngës për një çift të ndarë të cilët vazhdojnë ta duan njëri tjetrin dhe dëshirojnë që gjërat mes tyre të marrin një tjetër kthesë mes tyre.

Në këtë periudhë, Zajmina ka ditur të përzgjedhë bashkëpunëtorët e duhur që kënga te pëlqehet, duke përmëndur autorin e muzikës dhe të tekstit të këngës, Flori Mumajesi. Si gjithmonë, Zajmina vjen më një performancë të kuruar, ekstravagante dhe me skena ku plazhi që nuk mund të mungonin duke marrë shkas edhe nga sezoni veror.

Ndonëse Zajmina kujdeset shumë për aparencën fizike, ajo nuk vlen asgjë krahasuar me kapacitetin për të kënduar dhe interpreturar bukur prodhime muzikore, kështu që nëse muzika vërtetë ka rëndësi për Zajminën, ne i urojmë suksese në kohët në vijim…/trafikvip/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here