Përmes një padie civile të depozituar pak ditë më parë në kryesekretarinë e gjykatës, vajza e cila u bë e njohur falë pjesëmarrjes në konkurset e bukurisë, kërkon nga një kompani vaji, që jo vetëm ta paguajë sipas kontratës së lidhur në vitin 2002, por edhe për dëmin e shkaktuar.

Në padinë e saj këngëtarja Vasjari kërkon nga gjykata “detyrimin e palës së paditur për përmbushjen e detyrimit që rrjedh nga kontrata e lidhur me paditësen më dt.14.10.2002 si dhe shpërblimin e dëmit të ardhur paditëses nga mosekzekutimi i detyrimit kontraktor në tërësi në shumën 10.000 (dhjetëmijë) USD”.

Gjithashtu ajo kërkon shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor të ardhur nga veprimet e jashtëligjshme të palës së paditur, në dëm të paditëses pas datës 01.10.2003 në shumën 3.000.000 (tre milionë) lekë.

Ndërkaq, dëmi jopasuror, pra dëmi që Zajmina Vasjari pretendon se i është shkaktuar imazhit të saj, duket se ka një çmim të lart. Vajza simpatike kërkon që për dëmin jopasuror të ardhur nga veprimet e jashtëligjshme të palës së paditur pas datës 01.10.2003, kompania e vajit ta dëmshpërblejë në shumën 5.000.000 (pesë milionë) lekëve.

Padia mban nr. 9257 dhe do të shqyrtohet nga gjykatësi Altin Shkurti.

Gjyqi pritet të nisë brenda pak ditësh dhe këngëtarja duhet të provojë pretendimet e saj përballë kompanisë që ka vendosur të hedhë në gjyq. /GazetaShqiptare

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here